Një 26 vjeçare, ka vdekur sot pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.
Raportohet se vajza që mbeti e vdekur është Xheneta Ejupi.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.