Arrestohet një person në Prishtinë pasi i gjetën dhe i sekuestruan një pushkë gjuetie, fishekë dhe gëzhoja

Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë pasi i gjetën dhe i sekuestruan një pushkë gjuetie, fishekë dhe gëzhoja

Më: 14 prill 2025 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se gjatë një kontrolli në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. 2 fishekë, 82 gëzhoja dhe një thikë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:51 në rrugën “Bedri Sokolo”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 2 fishekë, 82 gëzhoja, një thikë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat