Sekuestrohen dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje në një shtëpi në Graçanicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje në një shtëpi në Graçanicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Më: 18 prill 2025 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në fshatin Dobrotin të Graçanicës.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat