Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, ngacmoi seksualisht të miturën në një shkollë të mesme

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, ngacmoi seksualisht të miturën në një shkollë të mesme

Më: 22 prill 2025 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim bëhet e ditur se, i dyshuari të miturën e ka ngacmuar në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”.

”Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Aktakuzë për ngacmim seksual

Gjakovë, 22 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual” nga neni 183 par.4, lidhur me par.1, të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj  të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit ti vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat