Burime të medias bëjnë me dije se një përleshje fizike është raportuar sonte në qytetin e Ferizajt, ku së paku dy persona janë përfshirë në një incident që dyshohet të ketë përfunduar me lëndime serioze për njërin nga të përfshirët.
Sipas të njëjtave burime, të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor, do t’u nështrohen procedurave ligjore nga hetuesit, ndërsa dyshohet se rasti është duke u trajtuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Derisa hetimet janë në fazën fillestare, autoritetet ende nuk kanë dalë me një konfirmim zyrtar për rrethanat e sakta dhe për gjendjen e të lënduarit.
Media ka kontaktuar burime nga terreni, të cilat po ashtu bëjnë me dije se përleshja ka ndodhur në një zonë urbane të Ferizajt dhe se Policia ka reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.