Arrestohet i mituri në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’

Kronikë

Arrestohet i mituri në Dragash, mbante veshur bluzën me mbishkrimin ‘’Kosovo i Metohija’’

Më: 7 maj 2025 Në ora: 20:26

Një përson i moshës së mitur i komunitetit goran pasditën e sotme është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash.

Kjo është bërë e ditur nga Komandanti i Stacionin Policor në Dragash, Shaqir Uka.

‘’Një përson sot është shoqëruar në Stacionin Policor në Dragash, përson i moshës së mitur pasi që i njejti ka pasur të veshur një bluzë me mbishkrimin ‘’Dragash, Kosovo Metoihe’’ dhe një emblemë me flamurin serb’’, ka thënë Shaqir Uka – Komandant i Stacionit Policor në Dragash.

Më tutje Uka është shprehur se i njejti pas procedurave është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregulltë.

I njejti është shoqëruar në Stacion Policor për shkak  se ka kryer veprën penale ‘’Nxitje e urretjes’’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat