Ky është i arrestuari tjetër nga Lipjani që u dërgua në burg për vuajtje të dënimit prej 5 vitesh

Kronikë e zezë

Ky është i arrestuari tjetër nga Lipjani që u dërgua në burg për vuajtje të dënimit prej 5 vitesh

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Media ka siguruar ekskluzivisht identitetin e një tjetër personi të arrestuar ditët e fundit për vuajtje të dënimit me burgim.

Bëhet fjalë për Agron Osajn, 27 vjeçar, i cili është ndaluar më datë 8 maj, rreth orës 11:00, në rrethin e Janjevës në komunën e Lipjanit, nga njësitë policore.

Sipas burimeve të sinjalit, ndaj tij kishte një urdhër arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për vuajtjen e një dënimi prej 5 vitesh burgim.

Pas arrestimit, Osaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të fillojë ekzekutimin e dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat