Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në Malishevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik pas një konflikti verbal.
Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.
Sipas burimeve të medias i dyshuari Galan Cufa, 40 vjeçar, pas një konflikti me bashkëshorten e tij për çështje xhelozie, e ka goditur me shuplakë në fytyrë dhe e ka ofenduar verbalisht, përpara se të largohej në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, viktima L.C, 38 vjeçare nuk ka pësuar lëndime të dukshme trupore. Ajo ka refuzuar ndihmën mjekësore, strehimin si dhe nxjerrjen e urdhrit mbrojtës, duke u kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.
Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që në momentin që i dyshuari të lokalizohet, të informohet menjëherë për veprimet e mëtejshme. Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe mbetet nën hetime.