Arratisja e personave të dënuar me vendim gjyqësor është një dukuri shqetësuese në Kosovë, që po ndodh shpesh. Shumë të dënuar arrijnë t’i shmangen vuajtjes së dënimit për periudha të gjata.
Burime të medias bëjnë të ditur se më 17 maj 2025, në fshatin Saraisht të Ferizajt, është arrestuar Triumf Dinolli, 26 vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhërarrest aktiv nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Gjatë një kontrolli rutinë nga njësia rajonale e trafikut rrugor, është verifikuar se Dinolli kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burgim.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku rreth orës 21:00 është pranuar për zbatim të vendimit të gjykatës.