Në Kosovë, është bërë e zakonshme që persona të dënuar me vendim gjyqësor të qëndrojnë për një kohë në arrati para se të arrestohen. Këta individë shpesh shmangin vuajtjen e dënimit duke u larguar apo fshehur përkohësisht, duke e kthyer këtë në një dukuri të përsëritur në realitetin tonë shoqëror.
Burime bëjnë të ditur se më 17 maj 2025, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, njësia patrulluese e Policisë nga Stacioni Jugu ka arrestuar Arben Markajn, 53 vjeçar, ndaj të cilit ishin aktive tri urdhërarrestime.
Pas verifikimit në sistemin SIPK, është konfirmuar se ai kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje”.
Me urdhër të gjyqtares kompetente, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që seanca ndaj tij është caktuar për ditën e hënë.