Vetaksident në Kuzmin të Fushë Kosovës, dy të vdekur

Kronikë

Vetaksident në Kuzmin të Fushë Kosovës, dy të vdekur

Më: 20 maj 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Kuzmin të Fushë Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Rasti u konfirmua edhe nga policia.

Viktima janë dyjat të gjinisë femërore.

Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesja e automjetit e ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga duke e goditur një objekt.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet dhe rasti është iniciuar si aksident me fatalitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat