55-vjeçari u kap nga policia, ishte i dënuar me tre vjet burgim

Kronikë e zezë

55-vjeçari u kap nga policia, ishte i dënuar me tre vjet burgim

Më: 21 maj 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia të martën në Prizren ka arritur të gjejë vendndodhjen e 55-vjeçarit, G.Sh., i cili është i dënuar me tre vjet burgim dhe vjennga fshati Shpenadi e këtij qyteti.

Në njoftimin e policisë thuhet se sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren se pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh. paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg.

Personi në fjalë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me tre vjet burg për shkak të  veprës penale “Detyrim” sipas Kodit Penal të Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat