Arrestohet në Vushtrri i kërkuari për vuajtjen e dënimit prej 3 vitesh e 3 muajsh burgim

Kronikë

Arrestohet në Vushtrri i kërkuari për vuajtjen e dënimit prej 3 vitesh e 3 muajsh burgim

Më: 24 maj 2025 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Abuzimi me të drejtën, shmangia nga drejtësia apo moszbatimi i vendimeve gjyqësore janë fenomene që shpesh shfaqen në vendin tonë, por autoritetet ligjzbatuese po ndërmarrin veprime konkrete për të ekzekutuar urdhërarrestet e lëshuara nga gjykatat.

Burime të medias bëjnë me dije se më 23 maj 2025, rreth orës 21:30, në qytetin e Vushtrrisë, është arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arben Gergjaliun, i cili është kapur nga Policia dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për të nisur vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vitesh e 3 muajsh.

Ekzekutimi i urdhëresës është bërë në bazë të vendimit të gjykatës, ndërsa autoritetet gjyqësore dhe policore kanë konfirmuar se i dënuari është tashmë në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat