Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur të dyshuarin për vjedhje

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur të dyshuarin për vjedhje

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar e pastaj arrestuar, një person të dyshuar, për vjedhje.

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat