Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në një objekt në rrugën “Flaka e Janarit”, në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:30.
“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore”, deklaroi Ahmeti.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje. Ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës, ndërsa hetimet janë në zhvillim.