Nuk pagoi gjobën prej 200 eurosh, iu shëndrrua në dënim me burgim – 31 vjeçari arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari”

Kronikë e zezë

Nuk pagoi gjobën prej 200 eurosh, iu shëndrrua në dënim me burgim – 31 vjeçari arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari”

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një qytetar është ndaluar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit doli se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv.

Burime të medias bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leonard Gashin, 31 vjeçar, i cili ishte dënuar me gjobë prej 200 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Kanosja”.

Pasi nuk e kishte paguar gjobën, gjykata kishte vendosur që dënimi t’i shndërrohet në burgim efektiv prej 10 ditësh.

Gashi është ndaluar në pikën kufitare në ANP “Adem Jashari” më 21 qershor 2025, rreth orës 22:51, dhe është dërguar menjëherë në mbajtje për vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat