Këta janë tre të dyshuarit që u kapën në tentim për të vjedhur një shtëpi në Mitrovicë

Kronikë

Këta janë tre të dyshuarit që u kapën në tentim për të vjedhur një shtëpi në Mitrovicë

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një rast vjedhjeje që ka alarmuar banorët e rrugës “Çlirimi” në Mitrovicë të Veriut, më 21 qershor 2025, rreth orës 22:30, kur tre persona kanë tentuar të hyjnë në një shtëpi, por janë zbuluar në kohë nga pronari.

Siç raportoi Sinjali, viktima, E. Q., rreth 47-vjeçar, ka raportuar rastin në polici, ndërsa patrulla ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të lokalizojë dhe ndalojë të dyshuarit në rrugën “Nemanjina”, pak minuta pas incidentit.

Media mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Zenel Barku, rreth 20-vjeçar, Albin Sadiku, rreth 26-vjeçar dhe Mensur Hasani, rreth 30-vjeçar.

Të njëjtit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për “Vjedhje në tentativë” dhe janë ndaluar për 48 orë.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga burimet e Sinjalit në gjykatë, sot, më 23 qershor 2025, Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masat e sigurisë ndaj të dyshuarve: Mensur Hasani dhe Albin Sadiku janë dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa Zenel Barku është vendosur në arrest shtëpiak për 30 ditë, për shkak të moshës së tij.

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat