Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me dy armë zjarri dhe thikë

Kronikë

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me dy armë zjarri dhe thikë

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 11:26
Policia

Një person është arrestuar në rrugën ”Jakup Ferri” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli policor në veturën e tij u gjetën dhe konfiskuan dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është ndaluar nga njësiti policor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv.

”Rr. Jakup Ferri , Prishtinë 29.06.2025-23:40.Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar .

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një arme e ftohtë –thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat