Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Kronikë

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 23:21 Përditësuar në ora: 23:56 më 20.07.2025
Ilustrim

56-vjeçarja gjendet e vdekur në banjon e HIB Petrol në Komoran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete në banjon e pikës së derivateve HIB Petrol.

Burime të mediave lokale bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri është gjetur në ambientet sanitare të pikës së karburantit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

Gruas që u gjet e vdekur në Komoran nuk do t’i bëhet autopsia

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sonte në një pikë karburanti në Komoran.

Një grua është gjetur pa shenja jete brenda banjos së lokalit.

Burime të sigurta të mediave konfirmojnë se viktima ishte duke u kthyer nga pushimet në Shqipëri, së bashku me familjen e saj.

Pas intervenimit të njësive përkatëse, prokurori i rastit ka vendosur që trupi i pajetë të lirohet pa iu bërë autopsia. Kjo pasi familja e saj ka kërkuar që të mos realizohet ekzaminimi mjeko-ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat