I vuri zjarrin garazhës ku ishin të parkuara dy vetura, arresohet një person në Pejë

Kronikë

I vuri zjarrin garazhës ku ishin të parkuara dy vetura, arresohet një person në Pejë

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka vënë zjarr në një garazhë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara 2 vetura si dhe aty kishte pas edhe disa pajisje pune.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Pejë / 14.08.2025 – 04:35. Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara 2 vetura si dhe aty kishte pas edhe disa paisje pune. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat