Kanoset nga bashkëshorti, pas përfundimit të procedurave gruaja në Prishtinë vendoset në një vend të sigurt

Kronikë

Kanoset nga bashkëshorti, pas përfundimit të procedurave gruaja në Prishtinë vendoset në një vend të sigurt

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të martën në ora 20:00.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, është kanosur nga i dyshuari mashkull –bashkëshorti i saj dhe e njëjta ndjehet e frikësuar dhe e rrezikuar prej tij”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin nuk është intervistuar i dyshuari për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe mbetet që në ditët në vijim të intervistohet.

Ankuesja pas përfundimit të procedurave është vendosur në një vend ku ndihet e sigurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat