Hetim në Pejë për nxitje përçarjeje dhe fjalor denigrues në rrjete sociale

Kronikë

Hetim në Pejë për nxitje përçarjeje dhe fjalor denigrues në rrjete sociale

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është raportuar një rast i “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit” përmes rrjeteve sociale.

Sipas raportit 24-orësh, më 16 gusht 2025, një qytetar ka raportuar se një person kishte komentuar në profilin e tij në Facebook me shkrime që nxisnin përçarje dhe mosdurim.

Pas këtij komenti, edhe disa persona të tjerë u përfshinë në diskutim duke përdorur gjuhë fyese dhe denigruese në mbështetje të komentuesit të parë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat