Policia has në një person me 21 kilogramë marihuanë në çantë, ua drejton armën policëve në aksion

Kronikë

Policia has në një person me 21 kilogramë marihuanë në çantë, ua drejton armën policëve në aksion

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia kufitare përgjatë vijës së gjelbër në kufirin Kosovë-Shqipëri, mbrëmë ka hasur në një person të dyshuar që po barte një çantë dhe ishte i armatosur.

Me të vënë re zyrtarët policorë, i dyshuari u ka drejtuar armën, duke i rrezikuar drejtpërdrejt ata.

Sipas policisë, zyrtarët kanë tëntuar të ndalojnë të dyshuarin, por ai ka hedhur çantën dhe ka dalur në zonën malore, duke ikur në drejtim të Shqipërisë.

“Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë” thuhet në njoftimin e policisë.

Sasia është konfiskuar, teksa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet policore të Prizrenit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025 rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës se gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policor duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejt ndaj tyre. Zyrtarët policor kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogram (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është inicuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat