Tragjedi në Prizren, një person vetvaret në vikendicën e tij në mal

Kronikë

Tragjedi në Prizren, një person vetvaret në vikendicën e tij në mal

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një rast i rëndë tragjik ka ndodhur dje në malet e Kabashit në Prizren. Në afërsi të fshatit Korishë një person është gjetur pa shenja jete.

F.R kishte shkuar në vikendicën e tij duke iu thënë familjarëve se po shkonte në firmë. Pasi nuk u lajmërua për disa orë, familjarët nisën ta kërkonin.

Pasi nuk u gjet në firmë, familjarët shkuan në vikendicën që ndodhej në një zonë malore. Aty u gjet i varur trupi i pajetë i viktimës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat