Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se vodhi një trotinet elektrik

Kronikë

Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se vodhi një trotinet elektrik

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar të mërkurën në Gjakovë nën dyshimet për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet se më 24 gusht kishte vjedhur një trotinet elektrik.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 27.08.2025 është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj për shkak se i njëjti dyshohet se më 24.08.2025 kishte vjedhur një trotinet elektrik nga viktima mashkull kosovar”, njofton policia.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat