Dy të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Klinë, sekuestrohen katër vetura

Kronikë

Dy të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Klinë, sekuestrohen katër vetura

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se bashkë me disa të tjerë kanë organizuar bixhoz të paligjshëm.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:40 në Klinë.

Policia bën të ditur se janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se iu takojnë personave që kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat