Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë

Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 22:01
Policia e Kosoves

Gjatë mbrëmjes së sotme Policia e Kosovës ka pranuar informatë për një mjet të dyshuar në rrugën ‘’Zija Shemsiu’’ në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur, Enis Pllana- zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës.

Sipas Pllanës me të marrur informatën, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes, ka shtuar Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat