​Goditet në kokë nga një plumb qorr gjatë qëndrimit në oborr

Kronikë

​Goditet në kokë nga një plumb qorr gjatë qëndrimit në oborr

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 12:54
Policia

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Pogragjë, Komuna e Klinës, ku një plumb qorr ka përfunduar me lëndimin e një personi.

Rreth orës 21:35, një mashkull kosovar, derisa po qëndronte në oborrin e axhës së tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr, në rrethana ende të paqarta.

Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar origjinën e plumbit dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

Rasti është duke u hetuar si lëndim trupor nga armë zjarri në rrethana të paqarta, dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përdorimit të armës në mënyrë të pakujdesshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat