Vodhi përgjatë dy vjetëve, pronari i firmës raporton punëtorin në polici

Kronikë

Vodhi përgjatë dy vjetëve, pronari i firmës raporton punëtorin në polici

Më: 22 shtator 2025 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar në polici se një punëtor i firmës së tij në Fushë Kosovë, në vazhdimësi përgjatë dy viteve kishte kryer vjedhje, ku ka shtuar se kjo i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar punonjës në firmën e tij në vazhdimësi përgjatë dy viteve kishte kryer vjedhje duke I shkaktuar dem te konsiderueshem.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat