Policia arreston dy persona për vjedhjen e një veture të dyshuar nga Gjermania

Kronikë

Policia arreston dy persona për vjedhjen e një veture të dyshuar nga Gjermania

Nga: A.M Më: 23 shtator 2025 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona, pronarë të një auto-servisi në Mitrovicë, nën dyshimin për përfshirje në vjedhjen e një veture që dyshohet se ishte marrë në mënyrë të paligjshme në Gjermani.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u realizua pas pranimit të informatës nga ILEC-i (Qendra Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Policor). Gjatë kontrollit në dy auto-servise në Mitrovicë, janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur, përcjell “Bota sot”.

“Prishtinë 22.09.2025 - 14:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës (nga ILEC-u) lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-pronar të një auto-servisi në Mitrovicë, nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani.

Gjatë kontrollit në dy auto-servis janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat