E rëndë: Plagoset 16 vjeçari afër shkollës në Malishevë, dalin detajet e para

Kronikë

E rëndë: Plagoset 16 vjeçari afër shkollës në Malishevë, dalin detajet e para

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 18:57 Përditësuar në ora: 18:58 më 24.09.2025
Foto ilustrim

Policia jep detaje për plagosjen e të miturit në Kijevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Kijevë të Malishevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person i mitur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur mes viktimës dhe dy personave tjerë, po ashtu të mitur.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj ka  konfirmuar  se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 minuta dhe se i plagosuri tashmë është dërguar për trajtim mjeksor dhe se gjendja e tij është tabile dhe jashtë rrëzikut  për jetë.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Elezaj.

Detaje të reja për plagosjen në Malishevë, kush është i plagosuri dhe atentatori

Një person është plagosur me armë zjarri pasditën e sotme në Kijevë të Malishevës.

Sipas burimeve të medias, viktima është plagosur në gishtë të këmbës dhe se i njejti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.

Siç mëson media, viktima është Elvis Morina (16 vjeçar). Ai ishte nxënës i shkollës së  mesme në Kijevë.

Media mëson se i dyshuari në këtë rast është Blinart Kryeziu po ashtu 16 vjeçar.

Kryeziu i shoqëruar së bashku me një përson tjëtër të armatosur i kishin dal përpara afër shkollës së mesme dhe kishte shtënë në drejtim të viktimës.

Lidhur me këtë rast tashmë janë arrestuar të dy të dyshuarit.

Tek i dyshuari Blinard Kryeziu është gjetur arma e tipit Zoraki 9mm  të cilën e mbajtur pa leje.

Plagoset një person në Kijevë të Malishevës, dyshohet se është nxënës

Një person është plagosur me armë zjarri pasditën e sotme në Kijevë të Malishevës.

Burime të media bëjnë të ditur se i plagosuri është nxënës dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e pasditës, afër shkollës së fshatit.

Media ka kontaktuar policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjje, lidhur me plagosjen në Kijevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat