Zhduket një person në Prishtinë, flasin nga familja

Kronikë

Zhduket një person në Prishtinë, flasin nga familja

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Një person është raportuar i zhdukur në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë.

Siç mëson Imedia, personi me inicialet F.M (58 vjeçar) nga data 23.09.2025 ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Media ka kontaktuar një familjar të personit në fjalë për të marrë më shumë informata lidhur me rastin.

Për median familjari i F.M thotë se lidhur me rastin kanë kontaktur edhe Policinë e Kosovës.

‘’Po kemi biseduar me Policinë mirëpo ata na kanë thanë vetëm nesë lajmërohet nëse ka pasur ndonjë lëndim apo diçka, ju lajmërojmë, më shumë na sun dalim me lyp’’ thotë ai.

Më tutje sipas familjarit ata si familje kanë tentuar që ta kërkojnë të njejtin nëpër rrugë të ndryshme të Prishtinës por pa ndonjë sukses.

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat