Media raportoi pak më parë për një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Podujevë, ku është goditur një lokal që dyshohej se shërbente për zhvillimin e bixhozit të paligjshëm.
Media mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur policia në konsultim me prokurorin e rastit dhe me pëlqimin e pronarit ka kontrolluar lokalin. Gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar pajisje që shërbenin për këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Burime të sigurta bëjnë me dije për Gazetën Sinjali se në pranga kanë përfunduar dy persona – pronari dhe punëtori i lokalit. Ata janë identifikuar si Durim Ademi dhe Astrit Latifi. Të dy, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.