Të përfshirë në 15 vjedhje, dy të arrestuar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të përfshirë në 15 vjedhje, dy të arrestuar në Prishtinë

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, njëri 56-vjeç me iniciale B.J., e tjetri 51 me iniciale M.C., janë arrestuar në Prishtinë pas një pune hetimore dhe operacionale nga sektori i hetimeve të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Tutje bëhet e ditur se hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat