Policia: Një i arrestuar për të shtënat në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Kronikë

Policia: Një i arrestuar për të shtënat në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, sonte rreth orës 21:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se nuk ka persona të lënduar nga këto të shtëna.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar”, tha Pllana.

Top Channel ka raportuar se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur pasi Shqipëria e ka shënuar golin e fitores ndaj ndeshjes me Serbinë, në minutën e 46-të, të shtesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat