Festimet me armë nuk po ndalen, ndonëse policia shpesh ka bërë thirrje që të “festohet me zemër jo me armë”.
Një rast së fundmi është regjistruar në Han të Elezit.
Sipas raportit, atje dyshohet se një person shtiu me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gas. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon te trajtohet ne procedure të rregullt”, njofton policia.