Të shtëna me armë në Pejë, ky është personi që u arrestua

Kronikë

Të shtëna me armë në Pejë, ky është personi që u arrestua

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Burimet e medias pohojnë se personat e plagosur janë Alfred Ukaj dhe Basri Gashi, ndërsa i dyshuari për plagosje është Mahmut Hoxha.

Të njëjtat burime kanë pohuar se një nga të plagosurit aktualisht gjendet në sallën e operacionit, ndërsa tjetri është bartur me autoambulancë në drejtim të QKUK-së, në Prishtinë.

Alfred Ukaj dyshohet për një vrasje që ndodhi tri vjet më parë, në Klinë. Mbrëmjen e 22 prillit të vitit 2022, në Vollujakë të Klinës, 23-vjeçari Fazli Hoxha, bashkë me vëllain e tij, Mahmutin u sulmuan me mjete të rënda. Fatkeqësisht, Fazliu nuk iu mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Pikërisht vdekja e të riut ishte motivi i të shtënave të sotme, në shenjë hakmarrjeje, pak pasi Gjykata shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve në rastin e lartpërmendur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat