​Një 67-vjeçare gjendet e varur në Veli Breg të Zubin Potokut

Kronikë

​Një 67-vjeçare gjendet e varur në Veli Breg të Zubin Potokut

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 19:35
Policia

Një person është gjetur pa shenja jete në Veli Breg të Zubin Potokut, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se R.M. (67) është gjetur e varur në shtëpinë e saj, raporton KosovaPress.

Rasti, i cili ka ndodhur rreth orës 15:00, është raportuar nga djali i viktimës i cili e ka gjetur atë të varur.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat