Ndalohet një person, dyshohet për përfshirje në zgjedhjet komunale në Kllokot

Kronikë

Ndalohet një person, dyshohet për përfshirje në zgjedhjet komunale në Kllokot

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Një person, është ndaluar nga Policia, për shkak të dyshimit në përfshirjen përgjatë zgjedhjeve komunale në Kllokot.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në koordinim me Policinë e së Kosovës- NJHP në Gjilan, ka ndaluar një person për 48 orë me inicialet D.K.

Nga fshati Verbovc Komuna e Kllokotit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve të përcaktuara sipas Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës, do të ushtroj ndonjërën nga masat, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale, që do të zhvillohet”, thotë Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat