​Rezistencë, kërcënime dhe zjarri në Prishtinë, çfarë ndodhi në “Lekë Dukagjini”?

Kronikë

​Rezistencë, kërcënime dhe zjarri në Prishtinë, çfarë ndodhi në “Lekë Dukagjini”?

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, pasi ai kishte shfaqur rezistencë aktive dhe kishte kanosur zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe rreth 120 fishekë.

Si pasojë e rezistencës së dhunshme, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat