Në një xhami të Ferizajt vidhen 15 palë këpucë

Kronikë

Në një xhami të Ferizajt vidhen 15 palë këpucë

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte, një xhami në Ferizaj, janë vjedhur 15 palë këpucë, zmadhues i zërit, disa dokumente dhe sistemi i pompave termike.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, derisa hetimet po vazhdojnë ende.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur nga xhamia kanë vjedhur zmadhuese të zërit, 15 palë këpucë, disa dokumente dhe sistemin e pompave termike.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat