Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë - shtetasi i huaj me motoçikletë aksidenton këmbësorin, ndërron jetë viktima

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë - shtetasi i huaj me motoçikletë aksidenton këmbësorin, ndërron jetë viktima

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ku si pasojë ka mbetur i vdekur viktima mashkull kosovar.

Një shtetas i huaj i cili po qarkullonte me motoçikletë ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda të cilave nuk arriti t'iu mbijetoi.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

"Fushë Kosovë / 03.11.2025 – 17:35. Raportohet se në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti mashkull shtetas i huaj dhe viktimës mashkull kosovar (këmbësor). Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat