Një incident fizik është raportuar pas mesnate në Zonën Industriale të Prishtinës, përballë lokalit të njohur “Zone Club”.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur më 08 nëntor 2025, rreth orës 01:15, kur patrulla e Stacionit Policor Jugu ka vërejtur disa persona duke debatuar me zë të lartë te hyrja e lokalit.
Në vendin e ngjarjes, policia ka takuar M. K., i cili ka deklaruar se ishte sulmuar nga tre persona të identifikuar si: Visar Voksi, Atdhe Tolaj, Lulzim Franca.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.