Incident në Gllamnik të Podujevës, një polic goditet me veturë – Arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Incident në Gllamnik të Podujevës, një polic goditet me veturë – Arrestohen tre persona

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 08:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas burimeve të IndeksOnline një person ka goditur me veturë në këmbë një zyrtar policor.

Sipas të njejtave burime, ngjarja ka ndodhur në momentin kur zyrtari policor i ka dhënë shenjë personit të ndalonte veturën, mirëpo ai nuk e ka ndalur veturën duke e goditur në këmbë zyrtarin policor.

Polici ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa siç mëson IndeksOnline në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona.

Media ka siguruar edhe videon ku shihen zyrtarët policorë duke ndalë veturën dhe duke arrestuar të dyshuarit.

Në video shihet se policia është detyruar t’i nxjerr edhe armët zyrtare në momentin e arrestimit të të dyshuarëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat