Arrestohen dy persona për vjedhje të arit në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për vjedhje të arit në Pejë

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Policia e ka arrestuar një të mitur pasi dyshohet për vjedhje të një sasie ari në një shtëpi në rrugën “Ekrem Berisha” në Pejë, më 11 nëntor.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas arrestimit të të miturit është kuptuar se ari ishte shitur te një i dyshuar tjetër, i cili më pas është arrestuar nga zyrtarët policorë.

“Policia ka arrestuar edhe personin e dytë për veprën penale ‘blerje apo fshehje e mallrave të përfituara me anë të veprës penale’, ku nga i njëjti janë sekuestruar disa nga sendet që i kishte blerë nga i dyshuari që i kishte vjedhur”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat