I dyshuari për sulmin me sëpatë ndaj ish-gruas së tij në Gadime të Epërme të Lipjanit tashmë është arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila njofton se arrestimi është kryer rreth orës 12:30.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte Urdhër për Mbrojtje aktiv në momentin kur dyshohet se ka kryer sulmin.
Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.