Tre boshnjakë (dy shtetas të Kosovës dhe një i Serbisë) janë arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Rr. Zoran Dzindzic, Mitrovicë Veri / 01.12.2025 – 16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj boshnjakë (dy shtetas të Kosovës dhe njëri shtetas i Serbisë) pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.