​Arrestohet një person për vjedhje të këpucëve në Ferizaj

Kronikë

​Arrestohet një person për vjedhje të këpucëve në Ferizaj

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Më 4 dhjetor 2025, në stacionin policor në Ferizaj janë raportuar dy raste të vjedhjes në Ferizaj.

Rreth orës 20:04, në rrugën “Zenel Hajdini”, në një market, është raportuar vjedhja e disa artikujve ushqimorë. Ndërsa rreth orës 21:00, në rrugën “Lulzim Guta”, brenda oborrit të një shtëpie, është raportuar vjedhja e disa palë këpucëve.

Rreth orës 21:20, njësitet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin N.A. (31 vjeç), i cili pas intervistimit në Njësinë e Hetimeve, ka pranuar kryerjen e të dy rasteve të sipërpërmendura.

Bazuar në provat, video-incizimet dhe mënyrën e kryerjes së veprave, i dyshuari është intervistuar edhe për dy raste të tjera të vjedhjes të ndodhura më herët.

Më 15.10.2025, në rrugën “Esat Mekuli”, kishte vjedhur disa palë këpucë. Më 31.10.2025, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Xhaminë e Madhe në Ferizaj, kishte vjedhur pajisje elektronike të zërimit dhe këpucë. Edhe për këto raste, i dyshuari ka pranuar përgjegjësinë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastet vazhdojnë.

Policia rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat