Publikoi foto me armë në rrjete sociale, Policia ia bastis shtëpinë një burri në Novobërdë

Kronikë

Publikoi foto me armë në rrjete sociale, Policia ia bastis shtëpinë një burri në Novobërdë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e një burri në Novëbërdë, pasi i njëjti kishte publikuar foto me armë në rrjete sociale.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Fsh. Llabjan, Novobërdë 08.12.2025 – 18:20. Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte publikuar në rrjete sociale foto me armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat