Në fshatin Dumnicë të Podujevës është raportuar një rast i kalimit ilegal të kufirit nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur më 11 dhjetor 2025, rreth orës 19:25.
Sipas policisë, dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë hyrë me një automjet të tipit furgon përmes rrugëve ilegale.
Pasi janë sinjalizuar nga policia që të ndalen, ata janë kthyer mbrapsht në drejtim të Serbisë.
"Fsh. Dumnicë, Podujevë / 11.12.2025 – 19:25. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me automjet (fugon), kanë kaluar kufirin nga rrugët ilegale nga Serbia në R. Kosovës dhe pasi janë sinjalizuar të ndalohen të njëjti janë kthyer anasjelltas. Rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.